Fiton për herë të 4-të zgjedhjet në Gjermani. Ja çfarë thotë Merkel në deklaratën e saj të parë
Pas daljes së rezultateve të para nga Exit-pollet në Gjermani, ka folur dhe kancelaria Angela Merkel, e cila do të marrë një mandat të katërt.
CDU e Merkel ka marrë shumicën e votave, duke marrë në total 32.5 për qind të votave.
Në daljen e saj të parë publike mergel ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për këtë rezultat si dhe të gjithë Gjermanët që votuan për të ardhmen e tyre.
Ndërkohë që ka theksuar se duke filluar që nesër do të ulet të diskutojë me të gjithë partnerët dhe bashkëpuntorët për të bërë më të mirën në 4 vitet e ardhshme për Gjermaninë.
‘CDU/CSU ëhstë partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën’, deklaroi Merkel.






