Erion Braçe denoncon publikisht kompleksin
Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar denoncimet lidhur me çështjen e parkimeve në Tiranë, duke ngritur së fundmi shqetësime për mënyrën se si menaxhohen hapësirat në kompleksin “Delijorgji”.
Sipas tij, në këtë zonë është krijuar një situatë problematike për banorët dhe qytetarët, pasi rrugët brenda kompleksit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë pothuajse të pamundur ndalimin, qoftë edhe për pak sekonda.
Braçe akuzon biznesmenin Mihal Delijorgji se ka projektuar infrastrukturën rrugore me qëllim që qytetarët të detyrohen të përdorin parkimin nëntokësor, ku tarifa arrin deri në 3 euro edhe për një minutë qëndrimi.
Sipas deputetit, kjo situatë ka sjellë pasoja edhe për zonat përreth, pasi banorët dhe vizitorët e kompleksit detyrohen të parkojnë në lagje të tjera, duke rënduar trafikun dhe hapësirat publike në këto zona.
Ai thekson se edhe aktivitetet e përditshme, si furnizimi i dyqaneve apo ndalesat e shkurtra për nevoja familjare, bëhen të vështira për shkak të mungesës së hapësirave për ndalim të përkohshëm.
Në reagimin e tij, Braçe ngre pikëpyetje edhe mbi përputhshmërinë e kësaj infrastrukture me Kodin Rrugor, duke kërkuar një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Postimi i plotë i Braçes
NJE MINUT KUSHTON 3 EURO;
KY ESHTE KOMPLEKSI QE TREGOHET SI ME I MIRI NE TIRANE! NE FAKT ESHTE MBASE ME I SHTRENJTI,
PER GJITHCKA!
Tamam kjo me solli ketu;
Shihini pak rruget publike ketu. Nuk i ka bere Bashkia, i ka bere ndertuesi i pallateve.
MJESHTRI I PARASE i ka bere keshtu per te mos lejuar asnje minute parkim anes rruges, as per te marre nje porosi nga familjari larte ne shtepi, as per te blere nje tigan ne dyqanet e tij, as per te marre nje kafe apo kos ne dore etj;
Por edhe per furnizimet e dyqane eshte po keshtu-shiheni videon.
MJESHTRI I PARASE ka bere parkime nentokesore ku edhe per nje minut do paguash 3 EURO!
Afermendsh, qofte edhe se eshte e padrejte, ti nuk parkon ketu-familjar, bleres, punetor qofsh, kalon LANEN dhe vjen e PARKON ne IRFAN TOMINI; ndaj lagjia ime eshte kthyer ne nje parkim gjigand makinash;
JANE MAKINAT E DELIJORGJIT, KETYRE RRUGEVE TE TIJ, SHTRENJTESISE PER GJITHCKA, PERFSHIRE PARKIMET!
TANI KAM NJE PYETJE PER SHENJTIN E HAPESIRES PUBLIKE NE KETE QYTET:
ESHTE NE PERPUTHJE ME KODIN RRUGOR KJO RRUGE KETU DHE KESHTU?!
Jo per gje por lagjia perballe eshte ndryshe ne rruget e saj!
Po pres nje pergjigje me sheqer qe ti bejme LIKE dhe une dhe afrimi!






