Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.
Në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë. Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve






