Kitaristi legjendar i “AC/DC”, Malcolm Young, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.
Ai vdiq pas një lufte të gjatë me Demencën e cila i kishte prekur trurin.

Malcolm Young e themeloi grupin “AC/DC” në nëntor të vitit 1973 dhe pastaj e ftoi vëllanë e tij, Angus, që t’i bashkëngjitej.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Malcolm Young, burrit të dashur, babait, gjyshit dhe vëllait. I njohur për veprat e tij muzikore, Malcolm ishte kantautor, kitarist, performues, producent dhe vizionar, i cili ka qenë frymëzim për shumëkënd. Që nga fillimi, ai e ka ditur se çfarë dëshiron të arrijë dhe së bashku me vëllanë e vogël, pushtuan skenën botërore duke dhënë gjithçka në secilin concert. Gjithmonë i gatshëm për të bërë gjithçka për fansat “, shkruhej në njoftimin e familjes së tij./I.M-Dritare.net







