Situata kaotike e Katalonjës: Autoritet njoftojnë për 337 votues të plagosur

Të paktën 337 votues janë plagosur në qendrat e votimit në të gjithë Kataloninë gjatë referendumit për të fituar pavarësinë nga Spanja. Lajmi u bë i ditur nga autoritet qeveritare të Barcelonës.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filuar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajonit.
Qeveria e Katalonjës ka hapur një blog në faqen e internetit të ‘WordPress’ në mënyrë që qytetarët për të hedhin votat në internet, pasi rojet civile mbyllën një sërë platformash dhe aplikacionesh online të dedikuara për këtë qëllim.

Oficerët e policisë po bllokojnë votuesit e shumtë nga hyrja në qendrat e votimit, dhe gjithashtu po kapin konfiksojnë votimit dhe kutitë. Ata janë duke gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar dhe po përdorin dhunë ndaj tyre.

Një person i qëlluar në sy me një plumb gome i është nënshtruar një kirurgjie në spitalin ‘Sant Pau’ në Barcelonë, sipas mediave spanjolle. Votuesi i plagosur thuhet se u sulmua nga zbatimi i rendit spanjoll pasi ata u përpoqën të ndalonin njerëzit të votonin.

Speciale: Ç’po ndodh në Katalonjë?! Historia e plotë e një rajoni rebel

Politikisht, Katalonja ka identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e jugut, mbretërit frankë kijuan një seri shtetesh gjysmë të pavarur në kufi me qëllim që të parandalonin kthimin e murëve. Deri në fund të shekullit 10, pjesa lindore e kësaj zone “sfungjer” iu largua kontrollit të frankëve dhe u shndërrua në Katalonjën

Ndryshimet kryesorë mes Katalonjës dhe shumicës së pjesës tjetër të Spanjës janë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë. Katalanasit flasin një gjuhë të ndryshme nga shumica e spanjollëve të tjerë. Gjuha katalane dhe ajo spanjolle janë të dyja me origjinë latine, por kanë buruar nga dialekte të ndryshëm latinë. Spanjishtja (praktikisht gjuha kastiliane moderne) ka patur fillesën si një dialekt latin i folur në veriperëndim të Spanjës. Gjuha katalanase fillimisht u zhvillua fillimisht nga një gjuhë mesjetare e juglindjes së Francës e quajtur Oçitan-e e Vjetër, e cila nga ana e saj kish buruar nga një dialekt latin i folur në atë rajon.

Për pothuajse të gjithë pjesën tjetër të botës, 11 shtatori si datë, është tashmë pazgjidhshmërisht e lidhur me rrëzimin e Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe sulmin ndaj Pentagonit. Por për katalanasit, ato ngjarje në 2001 zënë një vend të dytë, prapa La Diadas, dita kombëtare e rajonit, e cila përkujton rënien përfundimtare të Katalonjës pas një sulmi të forcave kastijiane dhe franceze, që zgjati më shumë se një vit