Ne shqip K.Osmani
Për momentin #Florida po kalon evakuimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkura. Miliona njerëz ikin nga uragani Irma, stuhia më e madhe që është paraqitur në #Amerikën Veriore ndonjëherë. Tani, paramendoni asnjë shtet të mos dojë t’i pranojë.
Paramendoni, #Xhorxhija dhe #Alabama të ndërtojnë mure për t’ua ndaluar hyrjen. Paramendoni, t’i detyrojnë të rrinë aty ku janë dhe të mbyten.
Tingëllon djallëzore, apo?! Megjithatë ne, qenia njerëzore, e bejmë këtë çdo ditë, në të gjitha skajet e botës; nga meksikanët të cilët ikin nga dhuna e narko-dilerve, #sirianët të cilët ikin nga lufta civile, jemenasit që ikin nga uria e detyruar, palestinezët te cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, e deri te #Rohinja të cilët ikin nga gjenocidi në #Mianmar.
Në zemrat tona e dijmë se kjo është gabim.
Ne e dijmë se nëse njerëzit së paku kanë ndonjë të drejtë, ajo është e drejta për të ikur nga vdekja. Ne këtë e dijmë. Koha është që të fillojmë të sillemi sipas kësaj.
|Jeremy McLellan|






