Një senator nigerian, i quajtur Ike Ekëeremadu, 60 vjeç, bashkëshortja, Beatrice dhe mjeku Obinna Obeta, 50 vjeç u arrestuan pasi bënë një komplot për të sjellë një burrë nga Lagos në Britaninë e Madhe, në mënyrë që t’i merrnin veshkën për të bijën e senatorit.

Ky rast është edhe i pari për të pandehurit që dënohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne, për një plan për të marrë organnet. Të dhurosh një veshkë është e ligjshme, por bëhet vepër kriminale kur merr para ose ndonjë përfitim personal.

Thuhet se burri që do të jepte veshkën, do të shpërblehej me një procedurë private që kushton 80,000 £ në spitalin “Royal Free”, Londër, si dhe iu ofruan 7,000 £, si dhe premtimi për një jetë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht, burri nuk e kuptoi deri në takimin e tij të parë me një konsulent në spital se ai ishte atje për një transplant të veshkave.

Në seancën e zhvilluar të premten, senatori u burgos për 9 vite e 8 muaj, bashkëshortja për 4 vite e 6 muaj dhe mjeku me 10 vite.