Partizani nën drejtimin e Sulejman Starovës do të pësojë ndryshime të mëdha. Në merkaton e janarit pritet që trajneri të largojë lojtarët të cilët nuk i ka në plane, dhe të afrojë të tjerë me të cilët beson se mund të arrijë objektivat e vendosura nga klubi.
Burime të Panorama Sport bëjnë me dije se në janar po planifikohet rikthimi i mesfushorit argjentinas, Agustin Torasa.






