Një gazetar me shtetësi kineze, i cili u zhduk tre vjet më parë teksa raportonte për kufizimet e koronavirusit në Wuhan – dhe më vonë u zbulua se ishte arrestuar nga autoritetet – thuhet se është liruar. Fang Bin u lirua nga paraburgimi të dielën.

Fang ishte një nga shumë kinezë që u vunë në shënjestër nga autoritetet për faktin se raportuan publikisht për infektimet dhe karantinimet në Kinë si pasojë e Covid. Ai dhe gazetar Chen Qiushi, u zhdukën nga Wuhan në shkurt 2020.