Kanë mbaruar deri tani dy ndeshjet e para të Champions League, të luajtura në orën 18:00.

CSKA Moscow-Benfica, 2-0, goli i parë është shënuar nga Schennikov në minutën e 13, për ta vulosur më tej fitoren në minutën e 56, ku Jardel ka shënuar një autogol. Me këtë fitore CSKA Moscow ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë.

Qarabag-Chelsea, ka përfunduar 0-4. Ka qenë Hazard që në minutën e 21 ka shënuar nga pika e 11 metërshit, dhe më pas William në minutën e 36 ka shënuar golin e dytë. Goli i tretë është shënuar përsëri me penallti nga Fabregas në minutën e 71. William ka vulosur rezultatin me golin e radhës në minutën e 85-të.

Chelsea me këtë ndeshje siguroi dhe një tjetër fitore duke u renditur në vendin e parë me 10 pikë.