Donald Trump që shohim në televizor është ndryshe nga ai në jetën reale, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, ku shtoi se pas takimit të tij me kreun e SHBA-ve në Hamburg, ndjen se marrëdhëniet mes dy shteteve të paktën pjesërisht mund të përmirësohen.
“Sa për marrëdhëniet personale, unë mendoj se ato janë vendosur,” – është shprehur Putin për takimin e tij me Trump.
“Mendoj se nëse vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhëniet tona si dje gjatë bisedës sonë, ka arsye për të besuar se do të jemi në gjendje që, të paktën pjesërisht, të rivendosim nivelin e bashkëpunimit që na nevojitet”, – shtoi më tej Putin.
Po ashtu Putin është shprehur se në bisedën e tij me Presidentin Trump, është trajtuar edhe çështjen e dyshuar të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet Presidenciale të SHBA-ve.
“Ai (Trump) bëri shumë pyetje në lidhje me këtë temë. U përgjigja këtyre pyetjeve sa më mirë që munda. Mendoj se ai i ka marrë në konsideratë dhe u pajtua me mua, por për këtë ju duhet që të pyesni atë,” – tha presidenti rus.
Të premten, ditë kjo e para e samitit, Putin mbajti një takim të shumëpritur me homologun e tij amerikan, Donald Trump, me të cilin ai diskutoi çështjet ndërkombëtare duke përfshirë edhe armëpushimin në Siri, krizën e Ukrainës, sigurinë kibernetike dhe luftën kundër terrorizmit.
Takimi zgjati më shumë se dy orë ndonëse i planifikuar për 30-40 minuta tregoi një “tërheqje pozitive” midis dy udhëheqësve, të cilët “u dakordësuan shpejt”, – tha sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Pas këtij takimi, zyrtarët amerikanë dhe rusë njoftuan marrëveshjen e armëpushimit në Sirinë jugperëndimore, që do të hyjë në fuqi më 9 korrik. Armëpushimi vlen për krahinat Daraa jugore, Quneitra dhe As-Suwayda.
Krerët e dy vendeve më të fuqishmeranë gjithashtu dakord të krijonin një kanal bisedimesh dypalësh për të nxitur një zgjidhje të krizës në Ukrainë, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, duke shtuar se kriza u diskutua ‘konkretisht ashtu siç bëhet në bisedat e biznesit’.
Po të premten, Presidenti rus zhvilloi një takim edhe me homologun e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, me të cilin diskutoi rreth provokimit të fundit të bërë nga Korea e Veriut, me anë të testimit raketor si dhe për qetësimin e situatës në mënyrë që të ulen tensionet në Gadishullin Korean. Po ashtu Putin mësohet se ka theksuar rëndësinë e adoptimit të një qasjeje racionale kur flitet me Phenianin.
Ndërkohë të shtunën, Putin u takua me Presidentin francez, Emmanuel Macrone dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për një drekë pun në pereferi të vendit ku po zhvillohej samiti i G20-ës.

Krerët e shteteve ranë dakord mbi rëndësinë e një armëpushimi në Ukrainën lindore.
Udhëheqësit kanë rënë dakord se “është e nevojshme të merren masa efektive që do të çonin në një armëpushim të vërtetë në vijën frontale dhe në sigurimin e tërheqjes së armëve të rënda”, – është shprehur këtë të shtunë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Po ashtu të shtunën, Putin u takua edhe me Presidentin turk Rexhep taip Erdogan për të biseduar në lidhje me bashkëpunimin dypalës dhe zgjidhjen e çështjes siriane. Putin vuri në dukje se për shkak të përpjekjeve të Ankarasë zyrtare për të luftuar Shtetin Islamik (ISIS), situata në Siri ka ndryshuar dukshëm për mirë dhe se grupet terroriste kanë pësuar një goditje të rëndë.