Spanja i përgjigjet pavarësisë së Katalonjës: Heq komandantët e policisë dhe nis hetimet

Qeveria spanjolle hequr zyrtarët më të lartë të policisë së Katalonjës nga postet e tyre, disa orë pasi mori sundimin e drejtpërdrejtë në rajon.

Kjo është masa e parë specifike, pasi parlamenti katalanas votoi për shpalljen e pavarësisë.

Kryeministri Mariano Rajoy ka njoftuar gjithashtu shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe heqjen e kreut katalanas, si dhe bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme lokale.

Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.

Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarsisë nga Spanja.

Votimi në parlamentin rajonal pasoi një javë të tensionuar të negociatave të fundit midis Madridit dhe Barcelonës.

Shtatëdhjetë deputetë katalanas votuan pro pavarësise.

Mariano Rajoy, reagoi menjëherë në Twitter duke bërë thirrje për qetësi. Ai tha se sundimi i ligjit do të rivendosej sërish në Katalonjë

Cilat janë hapat që ka marrë Spanja?

Ndërkohë, po ditën e djeshme, senati spanjoll i dha qeverisë së Rajoy fuqinë për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjanë dhe pas një takimi të jashtëzakonshëm të kabinetit Rajoy tregoi se çfarë masash do të merrte.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm Juan Ignacio Zoido, pasoi disa orë më vonë, duke njoftuar shkarkimin e Josep Lluís Trapero Álvarez si komisioner rajonal i policisë.

Trapero ishte tashmë nën hetim për trazira, i akuzuar se kishte ndihmuar Policinë Civile të mbronte mijëra protestues pro pavarësisë në Barcelonë gjatë pragut të referendumit.

Po ashtu, agjencia spanjolle e lajmeve ‘Efe’ njoftoi se drejtori i përgjithshëm i policisë autonome të Katalonjës Mossos, Pere Soler i Campins, ishte shkarkuar nga Madridi.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës ka njoftuar se do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit katalonas, Carles Puigdemont për “mosbindje të autoritetit qendror”.

“Prokuroria do të paraqesë një ankesë javën e ardhshme për rebelim kundër Carles Puigdemont”, një vepër e dënueshme me burg deri në 30 vjet, një zëdhënës i Ministrisë Publike spanjollë.

Nderkohe shumica e vendeve europiane madje dhe Turqia nuk e perkrahin shpalljen e pamvaresise se ketij rajonu te Spanjes

Turqia deklaroi se sheh si thelbësore tërësinë territoriale të Spanjës, kushtetutën, vullnetin dhe respektin e popullit të Spanjës.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme bëhet e ditur se ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me Rajonin Autonom të Katalonjës në Spanjë dhe nënvizohet se vendimi i shpallur në Parlamentin e Katalonjës për pavarësi, nuk përbën një hap të hedhur në drejtimin e duhur.

Në deklaratë bëhet e ditur se vendimi i njëanshëm i Parlamentit nuk përputhet me kushtetutën dhe ligjet e Spanjës dhe nuk pasqyron vullnetin e Spanjës dhe popullit të rajonit.

“Shpresojmë që në kuadër të demokracisë dhe sundimit të ligjit të gjendet një zgjidhje për insistimin në një vendim të njëanshëm që nuk ka legjimitet kushtetues dhe hap rrugë për përshkallëzimin e tensionit” shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Turqia nuk ka asnjë dyshim se qeveria dhe institucionet e Spanjës, vendi mik dhe aleat i saj, do të tejkalojnë këtë sprovë dhe Turqia mbështet përpjekjet e Spanjës në këtë drejtim.