VIDEO
Zgjedhjet po afrojnë dhe kryetarët e Bashkive në vend kanë përveshur mëngët që punët e 4 viteve t’i kryejnë në prag të 14 majit. E ndonëse kujtohen me vonesë për banorët që me votat e tyre, po mbahen në pushtet, kryebashkiakët shkojnë akoma më tej dhe atë punë që bëjnë, e kryejnë vetëm për reklamë dhe për t’u hedhur hi syve qytetarëve në prag fushate në mënyrë që të zënë përsëri karrigen e kryebahskiakut.
Rrugët e degraduara janë një problem për shumë lagje, zona, fshatra në vend. Ndërkohë së fundmi një qytetar i Pogradecit ankohet për bashkinë e qytetit dhe kryetarin e saj, Ilir Xhakolli, që sipas tij nuk po i mban premtimet e bëra. Qytetari shkruan se kudo, rruga shtrohet me asfalt, ndërsa në Pogradec, Bashkia vetëm mbush gropat sa për të thënë që po punohet. Banori në Pogradec, shkruan se e gjithë bota ecën para, vetëm në Shqipëri ecin mbrapa.
Qytetari:
Premtimet nga bashkia e Pogradecit, nga do e shtrojme rrugen komplet ne mbushni vetem gropat , gjith bota ecen para vetem ne shqiperi ecin mbrapsht






