Ka shkuar në 840 numri i të plagosurve në Katalonja, aty ku u zhvillua referendumi për pavarësinë e saj nga Spanja. Si pasojë e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë në qendrat e votimit, qeveria e Katalunjës thotë se kanë mbetur të plagosur 840 persona. Dëshmi e pamje rrënqethëse tregojnë degradimin e situatës dhe dhunën ekstreme ndaj qytetarëve, shumë prej tyre të moshuar.
Agjentë të Guardia Civil kanë ndërhyrë në qendrën e votimit në Sant Julia de Rumis në Girona ku rreth orës 9:15 ishte parashikuar të votonte presidenti katalanas Carles Puigdemont, por ka qenë e pamundur që ai të votonte, ndaj dhe këtë proces e ka kryer në një qendër tjetër.
Autoritetet spanjollë kanë larguar shtypin dhe kanë përdorur forcën dhe plumbat e gomës për të spostuar turmën e qytetarëve të përqëndruar në mbrojtjen e qendrës së votimit. Ndërkaq ka të dhëna se një e moshuar është lënduar si pasojë e ndërhyrjes së policisë në Barcelonë.
Mijëra njerëz janë përqëndruar në të gjithë vendin përpara qëndrave të votimit, që në shumë raste janë mbrojtur nga traktorë nga sindikatës së fermerëve të katalunjës, nërkohë autoritetet spanjolle kanë mbyllur pothuajse gjysmat e qendrave të votimit.
Tensionimi i situatës nisi në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë. Më herët Madridi kishte premtuar që të ndalte votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës. Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.
Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka njoftuar se rajoni të cilit ai i prin ka fituar të drejtën për pavarësi nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar sot.
Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.
“Ne, katalonasit, e kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar në Evropë”, ka thënë Puigdemont, duke iu drejtuar direkt Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.
“Qytetarët e Katalonisë e kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur”, është shprehur ai, në një konferencë për media, të mbajtur një orë para mesnatës, të dielën. Rajoy ka deklaruar se “kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni”.
Rajoy ka thënë po ashtu se shpreson se udhëheqësit katalonas tani do të heqin dorë nga objektivat e tyre separatiste, dhe do t’i kthehen normalitetit politik.
Qendrat e votimit për referendumin e kontestuar të Katalonisë janë mbyllur në orën 8, sipas kohës lokale, ndërsa kutitë me vota raportohet të jenë dërguar në vende sekrete, për numërim. Gjithsej 761 njerëz janë lënduar në Kataloni sot, teksa policia spanjolle ka përdorur forcën në përpjekje për të penguar votimin në referendumin për pavarësi në Kataloni, kanë bërë të ditur zyrtarët katolanas të urgjencave.
Qeveria spanjolle ishte zotuar se do ta pengonte votimin, që ishte cilësuar i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Në kryeqytetin e rajonit, në Barcelonë, policia ka përdorur shkopinj gome dhe ka shtënë me plumba gome gjatë protestave pro-referendumit.






