Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, të drejtuar nga shqiptarët, që vepronin në trafikun e vajzave për prostitucion.
Operacioni policor është ndërmarrë në Firence, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 7 persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Media italiane raportojnë se të arrestuarit në mënyrë që t’i shmangeshin drejtësisë dhe policisë, i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre, por më pas i prostituonin nëpër rrugët e Italisë.
300 deri në 500 euro ishte “kuota” që rreth 15 vajza me kombësi të ndryshme duhet të sillnin pranë drejtuesve të grupit kriminal.
Në operacionin për arrestimin e trafikantëve shqiptarë kanë marrë pjesë rreth 60 forca policore.






