Shkon në 7 numri i viktimave nga sulmet e përgjakshme në Londër, një i ri në koma
Policia britanike ka bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmet terroriste në Londër ka shkuar në 7 persona dhe se spitalet britanike po mjekojnë mbi 40 të plagosur.
3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës, me një fugon të bardhë, duke vrarë 6 persona.
Ata lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët
Mediat britanike raportojnë gjithashtu se një 32-vjeçar nga Zelanda e Re ka rënë në koma pasi është goditur me thikë në fytyrë qafë dhe stomak.
Në sulmin terrorist mbeti e plagosur edhe e dashura e tij, shkruan “The Sun”.
Oliver Doeling dhe e dashura e tij Marie Bondeville po trajtohen tashmë në spital por, gjendja e Oliver mësohet të jetë kritike.






