Shpresat janë pa fat.

Irlanda e Veriut befason sërish në minutat e fundi skuadrën e Alban Bushit duke i rrëmbyer një barazim 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes dhuroi shumë pak emocione, teksa rastet mungojnë në të dyja portat.

Bushi ndërhyn në pjesën e dytë duke aktivuar Zekën, i cili i jep më shumë gjallëri lojës së skuadrës U 21.

Talenti i Lillë rrezikon në dy raste portën e Irlandës, por ai që do të gjente rrjetën është Ylber Ramadani.

Mesfushori i thirrur nga Panuçi shëni një gol shumë të bukur në hyrje të zonës në minutën e 83-të, por miqtë do të barazonin në fundin e ndeshjes me Leverin në minutën e 89-të.