Pensionet shtetërore në Evropë paraqesin një tablo të thellë pabarazie, duke reflektuar hendekun ekonomik mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në tranzicion, përfshirë edhe Shqipëri.

Sipas një studimi nga Moorepay, në 20 nga 39 vendet evropiane pensionet nuk arrijnë të mbulojnë kostot bazë të jetesës (pa përfshirë qiranë). Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht vendet e Evropës Lindore dhe Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërsa në Luksemburg pensionet arrijnë deri në 225% të kostos së jetesës, dhe në vende si Itali apo Finlandë kalojnë dyfishin e saj, realiteti është krejt tjetër në rajonin tonë.

Në Shqipëri, pensionet shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar as shpenzimet bazë ditore, duke detyruar shumë të moshuar të mbështeten te ndihma familjare apo burime të tjera. Situata bëhet edhe më e vështirë nëse përfshihet kostoja e qirasë apo shpenzimet shëndetësore.

Ky kontrast i fortë tregon se, ndërsa në Evropën Perëndimore pensionet mund të garantojnë një standard jetese relativisht të rehatshëm, në vende si Shqipëria ato mbeten në kufijtë e mbijetesës.(Euronews.com)