Shqiptari Adnan Dibrani, shqiptar i lindur në Kosovë është kthyer në heroin e ditës së sotme në Malin e Zi duke zënë faqet e para të mediave vendase.

Adnani u hodh në ujin e ftohtë të Lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë aty.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 11.30 në kryeqytetin malazez.

Adnani shpëtoi jetën e foshnjës duke i bërë masazh kardiak pasi e nxori nga uji.