“Më kujtojnë ‘kaluçin’ e fëmijërisë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar publikisht në lidhje me vendosjen e shtyllave të reja të energjisë elektrike, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po zbatohet projekti në terren.

Në deklaratën e tij, ai i është drejtuar me tone ironike ministrit Enea Karakaçi, duke kritikuar cilësinë dhe formën e instalimeve.

“Ooo Karakaç, shtyllat që keni vendosur më kujtojnë ‘kaluçin’ e fëmijërisë”, është shprehur Korreshi, duke lënë të kuptohet se sipas tij investimi nuk përmbush standardet e duhura.

Reagimi i deputetit vjen në vijim të denoncimeve të mëhershme që ai ka bërë për problematika në infrastrukturë dhe shërbime publike, përfshirë gjendjen në spitalin e Lushnjës dhe kushtet në disa shkolla, të cilat ai i ka cilësuar si shqetësuese.

Deklarata e fundit pritet të ndezë debat mbi mënyrën e realizimit të projekteve energjetike dhe standardet e investimeve publike, në një kohë kur infrastruktura mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për qytetarët.