Një tender të shpallur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për shërbime dhe produkte të ndryshme, përfshirë mish, verë, lule dhe mikrofona. Ky tender, i njoftuar më 31 dhjetor 2024, ka një vlerë totale prej 220 milionë lekësh (përfshirë TVSH-në) dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të natyrës së shpenzimeve dhe procedurës së ndjekur.

Drejtori Skerdi Drenova është emëruar pasi ka bërë më parë “specializim” për këto gjëra pranë Erion Veliajt. Nga nëndrejtor i Top Channel, për shërbimet që i kryente në media, Veliaj e mori kryeinspektor në bashki dhe më pas e katapultoi në krye të OST.

Vlera e këtij tenderi nuk është asgjë para dëmeve të shkaktuara buxhetit të shoqërisë, të evidentuara nga raportet e KLSH gjatë kohës së drejtimit nga Skerdi Drenova, por ka një arsye pse e raportojmë: Objekti i tenderit ilustron më së miri se sa i pangopur dhe i papërmbajtshëm është ky drejtor në përvetësimin e parave që i janë besuar nga shteti.

Nga ana tjetër, tenderi bëhet pa mbaruar sendet e furnizuara përmes prokurimit me të njëjtin emër, të kryer në janar të vitit 2023 dhe me afat 2 vjet. Pra, Skerdi i paska mbaruar paratë e luleve para afatit.

Tenderi i ri i verës dhe i mishit është denoncuar në KPP për parregullsitë e tij nga një operator ekonomik. Kompania ankimuese Optima Communication sh.p.k. ka shprehur interes për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt  “Shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira si dhe organizime të ndryshme për nevojat e OST sh.a”. Kujtojmë se ky tender është njoftuar në faqen e APP-se nga autoriteti kontraktor Operatori i Sistemit të Transmetimit OST më datë 31 dhjetor 2024 dhe ishte parashikuar për tu zhvilluar në datë 22 janar 2025.

Në listën e produkteve dhe shërbimeve të kërkuara përfshihen:

•Verë së bashku me kuti vere prej druri me printime të personalizuara për dhurata.

•Printim në pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata.

•Kartëvizita të personalizuara me logon e OST.

•Kurora me lule për raste festash.

•Lule natyrale të kompozuara në formë buqete për raste festash, me 5 lloje të ndryshme lulesh.

•Dizenjim dhe printim kartoline me urimet e fundvitit.

•Dizenjim dhe printim zarfa për kartolina.

•Flamuj tekstil me logo të ndryshme të personalizuara.

•Bazament për flamuj për ambient të jashtëm dhe të brendshëm.

•Stilolapsa dhe lapsa të loguar me logon e OST.

•CD dhe USB të loguar me logon e OST.

•Pllakë qelqi për dhuratë me qytete të ndryshme të Shqipërisë ose personalitete të shquara.

•Set stilolaps + stilograf për dhuratë, me cilësi të lartë dhe logo.

Kritikët e këtij tenderi kanë shprehur shqetësime për shpenzimet e konsiderueshme për produkte dhe shërbime që mund të konsiderohen jo thelbësore për funksionimin e OST-së. Ata gjithashtu kanë vënë në dukje se ky tender u shpall në fund të vitit 2024, duke ngritur dyshime për mundësinë e shpenzimeve të parave të buxhetit të shtetit në fund të vitit fiskal.

Për më tepër, është raportuar se ky tender është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP) nga një operator ekonomik, i cili ka shprehur shqetësime për parregullsitë e mundshme në procedurën e prokurimit.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, ka theksuar rëndësinë e këtyre shërbimeve dhe produkteve për aktivitete të ndryshme të OST-së, si dhe ka siguruar se procedurat e prokurimit janë ndjekur në përputhje me ligjin.

Kur tenderi hartohet me qëllim vjedhjen

“Në gjykimin tonë, ka kritere për kualifikim dhe specifikime të vendosura nga AK në këtë procedurë që janë të paqarta ose në shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike”, shkruan ankimuesi.

Komisioni i Skerdit ka përcaktuar produktet që kërkon të prokurojë, por çuditërisht ka vendosur edhe çmimin limit për secilin prej produkteve.

Vendosja e çmimeve njësi limit për çdo produkt krijon vështirësi për OE, pengon ofertimin, nuk ka bazë ligjore, nuk ka asnjë fjalë për argumentimin e këtij kushti nga ana e OST ne proces-verbalin e argumentimit te kritereve, ndërkohë që ky është kriteri i vlerësimit të ofertës fituese.

Bazuar në legjislacionin përkatës që rregullon termat e një marrëveshje kuadër me një OE, me kushte të përcaktuara,

nuk parashihet e drejta e AK të vendosë çmime limit për çdo produkt. Në këtë rast OST ka të drejten të përcaktojë një shumatore limit (shuma e çmimeve për njësi të produkteve), kur gjykon të drejte që të vlerësojë bazuar në shumatoren e çmimeve për njësi, por në asnjë rast një AK nuk mund të vendosë kufij për secilin produkt.

Po të bëjmë një llogari, me çmimet e përcaktuara nga vetë AK, dhe me sasitë orientuese, rezulton një vlere totale 17.916.580 lekë pa tvsh. Pra sipas çmimeve të përcaktuara nga vete OST fondi limit i procedurës duhej të ishte 17.916.580 lekë pa tvsh, ndërkohë është 10.000.000 leke pa tvsh. “Pra nuk kuptojmë as logjiken pas këtyre çmimeve dhe si i ka percaktuar komsioni këto çmime limit, pasi vetë AK në përllogaritjen e fondit limit, mesa rezulton, nuk i është referuar këtyre çmimeve njësi. Ndërkohë presupozohet që llogaritja e fondit limit të jetë bazuar në këto çmime njësi”, denoncon ky biznes.

Ajo që kuptojmë është se Skerdi Drenova nga 100 milionë lekë, ka bërë plan që deri në fund të 2 vjetëve të kontratës, t’i japë një mikut të tij 220 milionë lekë (përfshirë TVSH).

Ndërkohë që bëhet një lëmsh kur flitet për kapacitetet e fituesit. Termi ì “3 vitet e fundit financiare” bëhet i paqartë për shkak të periudhës kur po zhvillohet kjo procedurë. Viti i fundit financiar 2024 është mbyllur me 31.12.2024, por xhiro vjetore për vitin 2024 është e pamundur të gjenerohet nga e-albania sepse Administrata Tatimore akoma nuk ka mbyllur

përllogaritjet për këtë vit financiar, të cilat përfundojnë pas dorëzimit dhe konfirmimit të bilanceve në fund të marsit 2025.

Një kërkesë e ekzagjeruar lidhet me numrin e punonjësve të kërkuar, që është shumë i larte krahasuar me objektin e prokurimit. “Kjo është një procedurë që do të ketë një afat zbatimi 24 muaj, pra nuk ka asnjë urgjencë, asnjë nevojë që një OE të ketë kaq shumë punonjës (10)”, ankohet firma që lë të kuptohet se tenderi është qepur për dikë tjetër.

Tenderi fiktiv i Skerdi Drenovës

Siç e përmendëm më sipër, edhe në janar të viti 2023, është firmosur ky lloj tenderi me vlerën 100 milionë lekë. Ishte një procedurë fiktive e zhvilluar formalisht.

Tenderi, sipas dokumenteve që Gijotina.com i disponon, u çel në 14 tetor 2023 dhe pa kaluar 10 ditë u anulua. “Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit për arsye se: në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njoftonte zyrtarisht Drenova në APP.

Tenderi u rihap më 29 dhjetor 2022 dhe më 22 shkurt 2023 u nënshkrua kontrata me kompaninë “Lizard” me pronarë Dritan Meron dhe Alba Mitën.

Në tender merrnin pjesë edhe tre kompani të tjera që morë pjesë fiktivisht duke dorëzuar ofertën zero lekë.