Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Kaliforninë veriore të SHBA.
Nga raportimet e para, mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Të shtënat janë raportuar pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”, teksa disa prindër po largoheshin pasi kishin shoqëruar fëmijët e tyre.
Autoritetet vendase nuk kanë deklaruar akoma pistën e hetimeve