Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se sulmi në qëndër të Londrës të shtunën në mbrëmje ishte një sulm i paramenduar dhe burracak dhe se ai do të merrte pjesë në një takim për sigurinë me kryeministren Theresa May të dielën, sipas Reuters.

“Nuk i dimë ende detajet e plota, por ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe burracak mbi londinezët dhe vizitorët e pafajshëm,” tha Khan. “Unë e dënoj atë me forcë në të gjtiha aspekt. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare,” shtoi ai.

Tre terroristë të veshur me jelekë të dyshimtë shtrënguar pas trupit nganë një kamion nëpër pedonalen e London Bridge rreth 50 m para se të sulmonin me thika gjuetie, shkruan The Sun.

Gjashtë persona vdiqn dhe së paku 48 të tjerë u plagosën pas sulmit në orën 22:08 minuta të mbrëmjes. Stafi i një lokali mbylli dyert kur banda u përpoq të godiste në drejtim të tyre. Një burrë u qëllua 5 herë me thikë.

Ndihmëskomisioneri i Policisë, Mark Rowley konfirmoi që të tre sulmuesit e qëlluan dhe u vranë dhe brenda tetë minutave nga thirrja e parë drejt tyre nga shërbimet e emergjencës.

Në foto e marrë jashtë lokalit Wheatsheaf në Borough Market tregon terroristët e shtrirë të vdekur pasi u vranë nga policët. Katër shëprthime – që u bënë të kontrolluara nga policia, u dëgjuan jashtë zyrave të The Saun pranë London Bridge bndërmejte orës 1:23 të mëngjesit deri në 1:49.