Ditën e sotme policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë, nën akuzën e vjedhjes.

Mëngjesin e ditës së sotme policia ka arrestuar shtetasin Artur Gega, vjeç 29, në një lokal në Via Novelli, ndërsa më pas është vijuar aksioni për kapjen e tre shqiptarëve të tjerë.

Sipas raportimit të mediave vendase Gega është plagosur disa kohë më parë në Itali, por me kërkesë të Prokurorisë së Cheiti, ishte në kërkim për vjedhje.

Mësohet se në momentin e arrestimit Artur Gegës i janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sasi të madhe me objekte të çmuara, 2.000 euro.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së ngjarjes.