Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Avilés, Spanjë, ku shtetasi emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka therur me thikë vëllain e të dashurës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e ditës së sotme kur, agresori dhe viktima sipas raportimit tw medieve vendase, mësohet të kenë kanë pasur një konfikt sëbashku brenda bar Milenios në Aviles.
Sipas “El Comercio” , viktima emri i të cilit ishte Daniel Capellán, ishte duke folur me një grup shokësh, kur mori thirrjen nga motra e tij, e cila i ka kërkuar ndihmë pasi në debat e sipër me bashkëshortin situata ishte përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës nga agresori kundrejt gruas.
Më tej Capellan dhe agresori janë konfliktuar ku ky i fundit e ka goditur me thikë. Edhe pse ndërhyrjet nga personat e zonës kanë qenë të shpejta Capellan nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transferimit për në spital.
Autoritet bëjnë me dije se agresori është larguar dhe policia është duke vijuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.






