Tre persona janë gjetur të vrarë në Podgoricë, ndërsa dy prej viktimave raportohet se janë vëllezër shqiptarë. Sipas mediave, viktimat janë identifikuar si Denis Hoti, 28 vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç.

Autor i dyshuar i krimit është Vehid Muriç, 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti personal mes palëve.

Pas krimit, i riu raportohet se është larguar drejt qytetit të tij të lindjes, ku më pas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.