Denoncimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Wizz Air janë të shumta dhe të vazhdueshme.
Kushtet skandaloze, vonesat aspak normale dhe zhvatja e pasagjerëve janë vetëm disa prej problematikave me të cilat përballen qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin e radhës me të cilin është përballur me këtë linjë. Ai thotë se Wizz Air i ka zhvatur 3 anëtarëve të familjes së tij nga 45 euro për të bërë chek-in.
Ai thotë se kompania nuk jep akses në aplikacionin online dhe i drejton pasagjerët te sportelet në aeorport me qëllim marrjen e parave. Sipas qytetarit, punonjësit e aerportit i kanë marrë babait të tij faturën e klientit. Ai thotë se Wizz Air po ndjek këtë skemë për të zhvatur sa më shumë shqiptarët.
Qytetari i kërkon shtetit që të vihet në lëvizje për këtë problem serioz pasi vjedhjet e vazhdueshme po bëhen të rrugës.





