Të dhëna të tjera tronditëse janë zbuluar për 3 xhihadistët që tronditën Londrën duke vrarë 7 persona dhe plagosur 48 të tjerë.

Njeri prej tyre, Khurum Butt, thuhet se ka punuar në stacionin e metrosë pranë Parlamentit britanik, dhe kishte akses në tunelet që të conin brenda ndërtesës së Parlamentit.

Vrasësi u shkarkua nga puna në metronë e Londrës, por jo për pikëpamjet e tij ekstremiste, por për pjesëmarrje të dobët.

“Mail Online” ka publikuar një fotografi të bërë në maj, ku sulmuesi shfaqet me uniformën e punës , pranë parlamentit.

Tre terroristët hynë me furi me një furgon mes këmbësorëve në Urën e Londrës.

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën

Një deklaratë, familja Archibald tha se kjo ngjaje tragjike u kishte ndryshuar jetën përgjithmonë.