Pandev na quan ‘borxhli’, kjo është deklarata e sulmuesit të Maqedonisë

Ylli i Maqedonisë, Goran Pandev, ka folur për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë, e cila do të luhet nesër në Strumicë.

Ish-sulmuesi i Interit për portalin “gol.mk” tha: “Jam i lumtur që shënova më në fund ndaj Izraelit, në një ndeshje kualifikuese, por më besoni se fitorja më gëzon më shumë. Kjo gjithsesi duhet të jetë një rikthim në mentalitetin dhe për atë arsye besojmë më shumë te vetvetja. Tani na pret edhe një ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë në Strumicë, ku do të kemi motiv të fitojmë. E dimë se si na fituan në ndeshjen e parë, prandaj ata janë ‘borxhli’ ndaj nesh ”, përfundoi ai.

Shqipëria bilanc negativ përballë Maqedonisë

Të martën Shqipëria do të ketë një përballje shumë të vështirë përballë Maqedonisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Kuqezinjtë kanë një bilanc negativ përballë Maqedonisë pasi në 9 përballje kanë fituar vetëm 2 herë, 3 barazime dhe 4 humbje, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë që vetëm ndeshja e vitit të kaluar në “Loro Boriçi” ka qenë e vlefshme për eliminatoret pastaj të gjitha takimet e tjera janë miqësore.

Ndeshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë:

> 14.05.1994 (miqësore)

Maqedoni 5-1 Shqipëri

> 10.02.1999 (miqësore)

Shqipëri 2-0 Maqedoni

> 26.04.2000 (miqësore)

Maqedoni 1-0 Shqipëri

>05.01.2002 (miqësore)

Shqipëri 0-0 Maqedoni

> 20.08.2003 (miqësore)

Maqedoni 3-1 Shqipëri

> 07.02.2007 (miqësore)

Shqipëri 0-1 Maqedoni

>17.11.2010 (miqësore)

Shqipëri 0-0 Maqedoni

> 15.11.2011 (miqësore)

Shqipëri 0-0 Maqedoni

> 05.09.2016