Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu” ku Real Madridi pret Malagën.

Risi janë Mateo Kovacic dhe Keylor Navas, që kanë lënë pas problemet. Ndërsa do të mungojnë Marco Asensio, Sergio Ramos, Gareth Bale dhe Nacho Fernandez.

Lojtarët e grumbulluar

Portierë: Navas, Casilla y Moha.

Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Marcelo, Theo.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Isco, Kovacic, Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Lucas Vázquez, B. Mayoral.