Nga Arian Galdini
Që në krye te herës po them se një PS me Blushin do të ishte shumë më e mirë dhe më gjasa të larta për të qenë parti me prirje për të bërë edhe interes publik.
Të njëjtën gjë them edhe për PD në raport me Gjergj Bojaxhiun.
E them këtë jo vetëm për PD dhe PS, por edhe per Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë institucionet publike dhe shtetërore shqiptare.
Kemi kaq shumë nevojë per njerëz te mirëshkolluar, sprovuar, qytetarë, intelektualë dhe të vlerë sic janë Blushi, Bojaxhiu dhe shumë të tjerë.
Nuk është se nuk i kemi pasur këta njerëz ne Institucione apo Parti.
I kemi pasur dhe i kemi provuar.
Ka ndër ne qe mendoj e se këta kanë bër mirë e lënë gjurmë pozitive aty ku këta kanë shërbyer, ka nder ne që mendojnë se këta e kanë shpërdoruar shansin e tyre dhe kanë bërë keq, e ka nder ne, perfshirë ketu edhe vetë këta që thonë se së paku nuk kanë bërë dëm.
E vërteta është se një Shqiperi pa Ben Blushin dhe pa Gjergj Bojaxhiun, bëhet një Shqipëri e Elvis Rroshëve dhe këtij soji majtas dhe djathtas.
As Beni e as Gjergji ndoshta nuk kanë bërë ndonje gjë mbresëlënëse kur kanë patur shansin aty, por numerikisht kanë ruajtur aty se paku sasinë e atyre që janë aty pse dinë e lexojnë e mendojnë, jo pse kanë muskuj e bejnë trafiqe.
Afermendsh qe rivaliteti dhe konkurenca mes shkolluarve, e perzierë me kulturën tribale autoritariste te mbizotërimit të njërit mbi të tjerët, sjell që ata të shkolluar që dalin në krye, bëjnë viktima të tjerët poshtë tyre.
Kësisoj, ikin nga politika njerëz si Arben Malaj, Marko Bello, Besnik Mustafaj, etj, etj, dhe vijne Elvisët e krimit dhe Taulantët e grimit…
Keqardhja ime është shumë e madhe sepse do të doja te shihja një Kuvend ku ka vendin e tij të merituar edhe Bamir Topi, edhe Gjergj Bojaxhiu, edhe Bardhyl Londo edhe Arben Malaj, edhe Marko Bello edhe Besnik Mustafaj, edhe Ben Blushi, edhe Gjergj Bojaxhiu, edhe Nebi Bardhoshi, edhe Romeo Gurakuqi, edhe Tonin Gjuraj, edhe, edhe, edhe…
Janë kaq shumë emrat e njerëzve të vlerë qe ka shoqëria jonë, e kaq pak përfaqesohen apo janë këta në Kuvend e Institucione.
Janë asgjesuar të gjithë nga cdo mundësi për të qenë aty ku është nevoja më e lartë e shtetit dhe kombit shqiptar.
Partite tona mbushën me kalamaj pa integritet, pa ngjyrë, pa bojë, e të mbushur vetëm me ambicje idiote.
Partite tona prodhojnë personazhe publike qe zënë hapësirat e përfaqesimit dhe komunikimit publik vetëm me kokëboshësine e tyre dhe zëtrashjen kur shajnë kundërshtaret e zëcjerrjen kur levdojnë Kryetarët.
Këta përsonazhe publike partiake nuk lënë vend për askënd që ka vlera e integritet, dinjitet e fuqi mendimi.
Këta janë fuqia e imazhit publik partiak qe vret fuqine e mendimit intelektual.
Keta gërshëtohen edhe me Pretorianet e Krimit që veprojnë si operatorë elektorale terreni dhe nuk lënë dritë të kalojë kurrkund.
Ndaj e ripërseris, se jam në krah te Ben Blushit dhe Gjergj Bojaxhiut, Bamir Topit dhe Arben Malajt, Nebi Bardhoshit dhe Romeo Gurakuqit, ne te drejtën dhe meritën e tyre ultimative për të qenë përfaqesuesit tanë politike në Kuvend, Parti, Qeverisje dhe Institucione.
Ama, këtu dua te them 2 fjale për Ben Blushin si Kryetar i LIBRA dhe Gjergj Bokaxhiun si Perfaqësuesi Politik i Sfides.
Së pari, të dy kanë zgjedhur të njëjtën gjë.
Të dy kanë bërë parti të reja dhe i kanë shpallur partite e tyre si parti antisistem dhe që synojnë të marin votat e të pakënaqurve me shpresë.
Të dy janë kritikë e kundërshtarë te ashpër te Partive te mëdha e tradicionale e duket se e kanë me të gjithë barazvlefshmërisht.
Në rregull. Kjo është e drejta e tyre sovrane dhe e respektuar.
Ceshtja që sipas meje ka interes të lartë publik është deklarimi i të dyve për gatishmëri për të marë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
A kanë të drejtë ta mbajnë këtë qendrim? Sigurisht që po. As që e vë dot unë në dyshim këtë drejtë.
Publikut sidoqoftë i duhet tërhequr vëmendja për një te vertetë edhe sipas këtij këndvështrimi që unë e konsideroj si jetik për të ardhmen e vendit tonë.
1. Opozita votohet. Pra është e zgjedhur me votë nga qytetarët. Opozita është Institucion. Nuk e zgjedhim dot as ne vetë të jemi Opozita, e as Qeveria nuk na zgjedh dot neve që të jemi Opozita.
Duam apo nuk duam ne, në qershor 2013 shqiptarët kanë votuar si Opozitë zyrtare Partine Demokratike.
2. Ne të tjerët, pra Partite e reja, mund të zgjedhim të jemi Parti Opozitare apo antisistem, me vullnetin tonë te lirë. Por duhet të bëjmë durime derisa të ketë zgjedhje të lira e të ndershme që të votohemi nga shqiptaret si fitues për të qeverisur apo si metonjës për të bërë Opozitën. Pa kaluar nëpër procesin e votimit, ne nuk mund të pretendojmë një rol që nuk na e ka dhënë askush. Sepse lind dyshimi që ose ne jemi aq fodullë sa i japim vetes autorizimin për role që nuk na e japin me votë qytetarët, ose jemi aq dyshimtë saqë mund të duket sikur rolin na e ka caktuar Qeveria….
3. Opozita zyrtare, sot po proteston prej shume e shume ditësh, pikërisht sepse nuk do që në zgjedhjet e 18 qershorit, të jetë Qeveria ajo që e percakton me zgjedhje të akaparuara nga kanabisi e pretorianet e krimit, se kush do te jetë Opozita e neserme. 18 qershori është data kushtetuese dhe ligjore se kur duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe te ndershme. Kushtetutshmërine dhe ligjshmërine e kësaj date nuk e ka cenuar Opozita me protestën dhe qendresën e saj. Perkunderazi. Qeveria po e zhbën këtë date, sepse po kërkon ta kthejë në datën e Panairit të Votave nepërmjet të cilit Qeveria dhe Krimi së bashku do të zgjedhin edhe Opozitën e nesërme.
Qëndresa e Opozitës nuk po kërkon pushtetin nga Protesta apo nëpërmjet Protestës. Opozita po kërkon kushtetutshmerinë dhe ligjshmërine e 18 qershorit si dita e zgjedhjeve e jo si dita e Panairit të Votave. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, ateherë nëse Opozita mbetet Opozitë, atëherë ashtu qoftë. Nëse LIBRA dhe Sfida bëhen më vota të lira e të ndershme Opozitë, ashtu u bëftë. Por nuk mund ti lihet Qeverisë dhe Krimit që të caktojnë Opozitën e nesërme.
Ndaj, ju lutem bëjeni të qartë qëndrimin tuaj.
Jeni parti antisistem apo parti revizioniste të Rilindjes?
Edhe Parti Antisistem edhe Parti me stendën tuaj në Panairin e Votave të organizuar nga Qeveria e Mafias Estetike, nuk mund të jeni dot..
Koha kërkon rrëzimin e Qeverisjes së Mafias Estetike për ti rikthyer kushtetutshmërine dhe ligjshmërine 18 qershorit si ditë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kushtetuta e cdo ligj shkelet, nëse 18 qershori bëhet thjesht panair votash.
Këtu ne jemi si Opozite ne një frekuencë me SHBA dhe BE.
Ne nuk po bojkotojmë as Institucionet e as Zgjedhjet. Ne po bojkotojmë perdhosesit e institucioneve, demokracise dhe zgjedhjeve. Ne po kerkojmë rikthimin e institucioneve dhe zgjedhjeve ne kushtetutshmëri dhe legjitimitet.