Ermal Kapllanaj prej vitesh drejton policinë baahkiake që na lënë gjobat mbi xhamin e makinës. Thuajse nuk kanë punē tjetër veçse gjuetinë e makinave në çdo rrugicë për të mbushur me gjoba parkimi 1000 lekëshe në çdo lagje të Tiranës.

Personazhi meriton të ndëshkohet bashkë me Veliajn dhe për t’i dhënë kartonin e kuq kundra për mbi 200 mijë vota kundra . Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake ka zbatuar strategjinë e Veliajt : Sa më shumë gjoba, edhe pse në Tiranë shumica e ndërtesave janë pa garazhde nëntokësore!

Policia e Ermalit dhe Veliajt si hiena punojnë edhe të shtunën dhe të dielën. Shpeshherë duke gjobitur të njejtin automjet dy herë brenda ditës.

Policët e bashkisë janë kthyer në një makth për kyeqytetasit. Ky aktivitet grabiqar nuk ka lidhje me disiplinimin urban, por me zhvatjen e qytetarëve në pamundësi për të gjetur një parkim të rregullt. Numri i gjobave nga policia bashkiake i kalon 1 milion për dy vite.

Synimi i tyre ka qenë dhe është për të gjurmuar çdo ditë me bllok në dorë, duke vendosur gjobën mbi xham, sapo qytetari të largohet disa metra nga mjeti. Ndaj nese doni të paguani policët e Ermal Kapllanit nga 30 mijë lekë në muaj votoni prapë Veliajn.

POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT – Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.