Një pako e dyshimtë e dyshuar për lëndë shpërthyese është gjetur ditën e sotme pranë shtëpisë së Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin në Los Angelos.

sipas të dhënave raportohet se pakoja është gjetur rreth orës 1:40 pranë shtëpisë së sekretarit Mnushin, në Bel-Air.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se në pakon e dyshuar që alarmoi zonën, nuk kishte asgjë tjetër pos se pleh organik. Policia më pas ka qetësuar zonën, ndërsa banorët e Bel-Air janë shprehur të shqetësuar nga kjo që ka ndodhur.

“Ne kemi blerë 50 milionë dollarë shtëpinë dhe nuk mund të lëvizim, nuk mund të dalim”, – tha bashkëshorti i aktores së ndjerë Zsa Zsa Gabor, Frederic von Anhalt, i cili ishte i bllokuar për dy orë, dhe është banor i zonës.