Andi Bejtja
Pa i hyre fare historise kush pale ka të drejtë në këtë histori: A ka të drejtë Kryeministri apo ka të drejtë Kryeopozitari, a ka faj njeri apo kanë faj të dy, sot pamë diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë në politikë, apo në të ashtëqujaturën diplomaci e negociatave: Kryeministri thotë një javë pas negociatave të para serioze, se palës tjetër që jemi në negocim, nuk mund t’i bejmë aq shumë lëshime, sa I bëmë një javë më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, thyen çdo shkollë politike Europiane, Amerikane apo dhe Ruse.
Me kalimin e orëve, kohës, çdo palë lëshon gjithmonë e më shumë, e jo të rrudhet duke hequr çka dhënë në negociata disa kohë me parë. Kjo është e pazakontë, çka mund të fshehë dhe një dëshirë të pazakontë, çka mund të jetë që me të vërtetë për një dy apo njëmijë arësye të palexuara mirë Kryeministri nuk është dhe aq I interesuar që opozita të marrë pjesë ne zgjedhje. E paça gabim!






