Kapja e shqiptarëve grabitës po shnërrohet në një fenomen thuajse i përditshëm në Itali. Kësaj rradhe një hajdut shqiptar, me inicialet E.B., bëri një vjedhje të pazakontë.

Ai ishte punësuar me kontratë të rregullt, nga një fermer italian për të ruajtur një tufë të madhe me qindra dele.

Blegtori italian nga zona e Montemonakos (Montemonaco), pas disa kohësh ngjitet në stane për të kontrolluar tufën. Dyshon se tufa i është zvogëluar dhe e numëron me kujdes. I rezultojnë fiks 130 dele më pak. Pas denoncimit në polici rezultoi se bariu shqiptar ia kishte shitur të 130 delet, sikur t’i kishte të vetat një tjetër blegtori italian. Pas hetimeve të policisë për bariun hajdut u hapën dyert e burgut.