“Benvenuti su Zù Totò” – “Mirëserdhët te Zu Totò!”

Edhe pse ka vdekur disa javë më parë, Toto Riina, kryemafiozi italian vazhdon të prodhojë lajm.

Bëhet fjalë për një faqe interneti me adresën Zu-toto.scontrinoshop.com/about, përmes së cilës do të shiten produkte me simbolin e një prej kriminelëve më të frikshëm që ka nxjerrë Italia moderne.

“Jemi dy… Maria Concetta Riina dhe bashkëshorti Antonino Ciavarello – lexohet në faqen e internetit – dëshirojmë të tregtojmë disa prodhemë të markës “Zù Totò”, e fillojmë me kapsulat e kafesë, e bëjmë këtë për të siguruar të ardhura, duke i parë që na i kanë sekuestruara të gjitha pa motiv”.