Dy nga figurat më ikonike të ekranit shqiptar, Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu, janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme, duke surprizuar publikun dhe duke “thyer” rrjetet sociale me pamjet e tyre të përbashkëta.
Moderatorët, që përfaqësojnë dy ekranet më të mëdha rivale në vend, Top Channel dhe TV Klan, janë shfaqur të buzëqeshur dhe në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, duke dëshmuar se rivaliteti televiziv nuk ndikon në marrëdhëniet personale.
Takimi nuk ka kaluar pa ndezur menjëherë kuriozitetin e fansave. Përmes një fotografie bardh e zi, ku Ledioni shihet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP”. Në diçiturën që shoqëron foton, ajo shkruan:
“Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh”, duke konfirmuar një moment të pazakontë dhe simbolik – një kryqëzim i paprecedent mes dy formateve dhe dy ekraneve historikisht rivale.
Ky paralajmërim ka ngritur menjëherë pritshmëritë e publikut, i cili tashmë pret me padurim të zbulojë çfarë roli do të ketë Alketa në Prime-n e radhës dhe çfarë surprize është përgatitur për shikuesit.
Takimi mes Alketës dhe Ledionit premton emocione, simbolikë dhe surpriza, ndërsa se çfarë do të ndodhë realisht mbetet për t’u zbuluar mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP”.







