Blendi Fevziu në një opinion tek “syri.net” shkruan se është kundra një mocioni kundër qeverisë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për zgjedhjet. Sipas tij – qeveria e re, duhet të jetë produkt i negociatave dhe dakordësimit të gjithë forcave politike, PS, PD, LSI, PDIU, Libra etj dhe jo produkt i një mocioni mosbesimi që do të grupojë në parlament një pjesë të politikës kundër pjesës tjetër.
Zgjedhjet e garantuara dhe një qeveri e mbështetur nga të gjithë. Një Qeveri ku Rama të jetë palë, dhe jo i përzënë nga palët.






