Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë tifozët që planifikojnë të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupa e Botës FIFA 2026Shtetet e Bashkuara se duhet të nisin sa më herët aplikimet për vizë.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për vizë mund të bëhet në çdo moment dhe nuk është i kushtëzuar me posedimin e biletës për ndeshjet e Botërorit. Procesi i shqyrtimit zhvillohet në përputhje me legjislacionin amerikan dhe vizat do të lëshohen vetëm për aplikantët që plotësojnë kriteret ligjore në fuqi.

“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumente të rregullta udhëtimi për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane duhet të aplikojnë që tani. Nuk është e nevojshme të prisni derisa të blini biletat e ndeshjeve për të nisur aplikimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane theksojnë se vizat lëshohen vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit dhe rekomandojnë që procedurat të kryhen me kohë për të shmangur vonesa të mundshme.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksika dhe Kanadaja, ndërsa pritet të tërheqë miliona tifozë nga e gjithë bota. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të planifikojnë herët dokumentacionin dhe udhëtimin për këtë event të madh sportiv.