Presione dhe “tarifia” punësimi në Kukës e Has
Dy denoncime brenda pak ditësh në qarkun Kukës ngrenë pretendime të rënda për ndërhyrje në punësime dhe pagesa të rregullta mujore “për emërime” në institucione shtetërore. Pas materialit të botuar më herët nga Publik.al për Hasin, në redaksi ka mbërritur një tjetër denocim, kësaj here nga Kukësi, ku përmenden emra konkretë zyrtarësh dhe drejtuesish.
Çfarë pretendohet në denoncimin e ri
Sipas mesazhit (WhatsApp) të dërguar në redaksi, Andi Serjanaj – i përmendur edhe në denoncimin e mëparshëm si sekretar i deputetit Eduard Shalsi, dyshohet se “bën namin me lek” në Kukës përmes ndikimit në emërime dhe presionit ndaj drejtuesve vendorë.
Në tekstin e denoncimit thuhet se “janë 3 drejtorë” që, sipas pretenduesit, paguajnë “lek muaj për muaj” tek Serjanaj:
Andrit Shehu hipoteka dhe Alban Toda tek dogana (siç shkruhet në denonci)
Denoncuesi na ka nisur një video që redaksia po e verifikon për autenticitetin para publikimit.
Lidhja me denoncimin e mëparshëm në Has
Ky mesazh vjen pas rastit të publikuar nga Publik.al për tarifa punësimi në Has, ku një qytetar (anonim) pretendonte se Andi Serjanaj kishte marrë 5 mijë euro për emërimin e përgjegjësit të zyrës arsimore në Has. Dy denoncime me përmbajtje të ngjashme, që përmendin të njëjtin emër dhe të njëjtin mekanizëm (“tarifa” për punësim/emërim), rrisin dyshimet për një skemë të strukturuar ndikimi në administratë.






