Sa herë që një komani ndryshon ndonjë gjë, me të cilën njerëzit janë bërë familjarë, priten reagime jo të mira. Kompania e famshme e garave, Formula 1 sapo ka ndryshuar logon e famshme të saj. Logoja u pa për herë të parë në Abu Dhabi të dielën.

Në bashkëpunim me agjensinë Widen + Kennedy , logoja e re i dha një pamje tjetër. Fansat e Formula 1 janë të shqetësuar nga ky ndryshim dhe mendojnë se nuk ishte nevoja për një logo të re.

Kur publiku është mësuar 24 vjet me një logo, njerëzit mendojnë se një tjetër nuk do ishte aq familjare për syrin e tyre. Fansat në Twitter kanë filluar të flasin dhe madje të sygjerojne logo të reja, më të bukura dhe që vendosin në pah fjalën Formula.