Në një artikull me titull “Fotot më të mira të së premtes”, gazeta prestigjioze “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje dhe Shqipërisë.
Mes fotove të tjera të shkrepura anemban botës, ku tregohet atmosfera festive, Shqipëria pasqyrohet mes përmbytjeve të ndodhura 24 orët e fundit.
Fotoja është realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.
Një burrë mban mbi supe një fëmijë mes rrugëve të përmbytura, pas reshjeve të mëdha në fshatin Hasan, në Fushë Krujë.







