Një burrë në Rusi, ka vdekur pasi ka pozuar  për një fotografi, me një granatë në dorë.

Alexander Chechik u ka dërguar fotografi miqve të tij, duke mbajtur në dorë një granatë, siguresën e të cilës e kishte hequr, në mënyrë që fotoja të ishte sa më interesante. Granata ka shpërthyer dhe Chechik ka gjetur menjëherë vdekjen.

Policia sqaroi se Chechik u kishte dërguar miqve disa foto dhe se e gjitha ishte një shaka, duke shtuar se i riu nuk kishte për qëllim të vriste veten.