Disa imazhe që qarkulluan në mesazhet e shkëmbyera midis xhihadistëve paralajmërojnë për sulme terroriste gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Grupi online ku u shkëmbyen të tilla mesazhe quhet “Army of Mujahideen”. Mbi imazhe gjendet një mesazh në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht:

“Së shpejti në pushimet tuaja”.

Imazhet u arritën të zbuloheshin nga “BlackOps Cyber” një kompani e rrjeteve inteligjente.