Për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e në rritje të Koresë së Veriut, Japonia duket e vendosur të blejë raketa ajrore sulmuese edhe pse janë në shkelje të kushtetutës së saj, që parashikon përdorimin e forcës vetëm në mbrojtje.
Plani i Ministrisë së Mbrojtjes në Japoni është blerja e raketave ajrore prej 560 milionë dollarësh nga firmat amerikane, si dhe raketa nga Norvegjia që do të arrinin në 310 milionë dollarësh.






