Pamjet shqetësuese kanë kapur momentin kur Harry Styles u sulmua seksualisht teksa ai performonte në skenë në Holliwood Bowl.

Fansat e këngëtarit kanë qenë të shpejtë për të vënë re dhe për të qortuar veprimet e disa prej anëtarëve  të audiencës, të cilët dukeshin teksa e preknin këngëtarin në vende të papërshtatshme teksa ai këndonte.

Një adhurues i kpngëtarit ndau klipin në rrjetet sociale, por kur të tjerët e vunë re veprimet e papërshtatshme, ajo ofroi një version të ngadaltë të filmimeve të turmës.

Klipi tregon se Harry u largua me shpejëtsi dhe trimëri nga ngacmuesit duke vazhduar me performancën.