“Këto ditë unë do të humbas dy titujt e kampiones botërore në shah, njeri mbas tjetrit. Vetëm sepse vendosa të mos shkoj në kampionatin që zhvillohet në Arabinë Saudite. Vendosa të mos luaj sipas rregullave të dikujt tjetër, të mos vesh abayan, të mos jem e detyruar të lëviz e shoqëruar në ambjentet e jashtme, dhe mbi të gjitha të mos ndihem si një krijesë e dorës së dytë vetëm sepse jam femër.
Pikërisht para një viti unë i fitova këto tituj dhe isha një nga njerëzit më të lumtur në botën e shahut por kësaj here ndihem shumë keq. Por jam e gatshme të qëndroj për parimet e mia dhe të mos shkoj, duke pranuar humbjen e asaj çfarë më është e shtrenjtë, edhe pse në 5 ditë do të fitoja më shumë se sa fitoj në shumë aktivitete që marr pjesë së bashku.”
Anna Muzychuk, kampione bote në shah e cila refuzoi të marrë pjesë në kampionatin e shahut në Arabinë Saudite për shkak të rregullave diskriminuese për femrat.






