Denion Ndrenika
Gjergj Thaka ishte njeri i qetë, i urtë. I sjellshëm.
E njoha në kohërat e mia të pakta kur isha me ekipin e para të rinjve të futbollit të Partizanit diku nga vitet 1985, 1986 apo 1987.
Nuk ulërinte kurrë edhe si zyrtar i klubit, bashkë me ish-shef Mit’hat Shehun në kohërat e këqia kur UEFA dënoi Partizanin prej një gjyqtari pijanec që nxori katër kartela të kuqe kundër Benfikës në Kupën e Kampioneve.
Edhe më pas në FSHF, bashkë me kolegun Bledar Kuka kur hapëm dhe mbajtëm për 20 vjet gazetën “Bota e Sportit”, Gjergj Thaka ishte jashtëzakonisht bashkëpunues.
I njejti, i qetë, i sjellshëm.
Përditshmëria në Tiranë na bënte të shiheshim shpesh, shumë shpesh.
E tash ndihem keq kur mendoj se Gjergj Thakën nuk do ta shoh më. I qoftë i lehtë dheu!