Burimet flasin për gjendje të rënduar emocionale

Detaje të forta po qarkullojnë në rrjet lidhur me moderatorin e Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, vetëm pak kohë përpara nisjes së spektaklit.

Sipas burimeve që kanë mbërritur në redaksi dhe po qarkullojnë edhe në rrjet, Liço raportohet se ka qenë i shtruar për rreth pesë ditë në një institucion shëndetësor privat në Tiranë, konkretisht në Spitalin Amerikan 3, përpara fillimit të programit. Të njëjtat burime pretendojnë se moderatori ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe depresive, me gjendje të rënduar mendore në prag të nisjes së sezonit.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, situata e tij shëndetësore kishte ngritur shqetësime serioze edhe për vijimin e angazhimit në ekran, ndërsa thuhet se kishte diskutime nëse ai do të vazhdonte apo jo në drejtimin e formatit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Ledion Liço apo nga produksioni i “Big Brother VIP Albania” lidhur me këto raportime.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim publik nga moderatori apo stafi i programit për të konfirmuar ose përgënjeshtruar informacionet që po qarkullojnë.