Kreu i partisë gjermane të SDP parashtron kërkesat e tij para se të hyjë në bisedime të mëdha koalicioni me Angela Merkel në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik.
Kreu i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë ka skicuar linjat e kuqe për bisedime për të formuar një qeveri tjetër koalicioni me Angela Merkel.
“Ne nuk duam të qeverisim me çdo çmim,” tha Schulz. “Por ne gjithashtu nuk duhet të refuzojmë të qeverisim me çdo çmim.”
Përpjekjet për të ndërtuar qeverinë e ardhshme të Gjermanisë kanë mbetur pezull që nga rënia e bisedimeve të koalicionit midis CDU-së sw Merkel , Demokratëve të Lirë dhe të Gjelbërve.
Shtete të tjera evropiane kanë shprehur padurimin e tyre në rritje me paralizën politike të Gjermanisë. Udhëheqësit, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin grek Alexis Tsipras, i kanë bërë thirrje Schulz për të thyer bllokimin.
Udhëheqësi i SPD-së pranoi këto apele të enjten kur paralajmëroi se “kontinenti nuk mund të përballojë katër vite të tjera të politikës gjermane evropiane ‘alla Schäuble’, duke iu referuar masave shtrënguese të ish-ministrit konservator të financave të vendit.






